E prisja Lumen, u argëtova me Artën!

Mu desh një kohë e gjatë të menaxhoj planin se si t’ia mbathi në Durrës për pushime, por pa gruan dhe fëmijët. Nuk e di pse kësaj radhe më mbisundoi kjo dëshirë e tillë. Fajin më të madh e kishte një mike virtuale, e cila jetonte në Gjermani, por që me burrin nuk kishte marrëdhënie të mira, pothuajse sikur edhe unë që gruan as nuk mund ta shikoj se lere më ta dua. Dikush do të thoshte “Ndaju nga ajo, nëse nuk të ec!”. Shumë lehtë është ky veprim t’i preferohet dikujt tjetër, por nëse futesh vetë në këtë situatë, e vërteton se nuk është edhe aq kollaj ndarja. Aq më keq kur ke edhe fëmijë me atë grua.
Lumja ishte tridhjetëvjeçare dhe kishte dy fëmijë me burrin e saj. Një mbrëmje u njohëm rastësisht duke llakërduar në chat. U pëlqyem pa masë dhe u pajtuam që dashurinë t’ia falim njëri-tjetrit, ndërkohë jetën fëmijëve tanë dhe bashkëshortëve, ndonëse nuk i duronim ata as afër.
Me Lumen planifikuam që të takoheshim në Durrës, kur ajo do të vinte nga Gjermania për pushime. Edhe pse nuk e kisha parë kurrë, i besova dhe u nisa në datën e caktuar për Durrës. Prit një ditë, prit dy, prit tre ditë, Lumja nuk u paraqit fare... Filloi të më kaploj një ndjenjë, sa e dëshpërimit, po aq edhe e urrejtjes ndaj saj. Të kthehesha prapë, as që mendoja, sepse tashmë kisha bërë një rrugë të mirë deri atje, dhe pse mos ta shfrytëzoja. Në ditën e pestë, duke e pritur Lumen, në një pasdite paksa me shi, dola në ballkon të apartamentit tim dhe shikoja, herë detin e bukur, herë qiellin e vrenjtur, bash sikurse fytyra ime. Papritmas, sytë mu ndeshën me një fytyrë femre, e cila vëzhgonte shiun, sikurse unë, por nga brendia e dhomës së saj nga një hotel fqinj. Nëpër xhamat e saj rrëshqisnin ca pika shiu, të cilat e bënin xhamin qorr, duke më penguar ta shoh më qartë atë fytyrë që dukej të ishte mjaftë e ëmbël. Pasi edhe ajo më hetoi se po e gëlltitja me sy, mbështeti buzët mbi xham, duke lënë aty formën e tyre gjatë puthjes. Ishte ky sinjal i mjaftueshëm se dielli do të nxehë për mua, pas pesë ditësh që prisja të takohem me Lumen. Si dukej, asaj i pëlqente shiu, ndoshta edhe shëtitjet nëpër shi. Mendoja, a mos vallë është edhe kjo tip femre, sikur që më pat treguar një mike se i pëlqente seksi nën shi?!
Pasi më ka përshëndetur, e që edhe unë ia ktheva, bëri diçka me shenjë, por as që e kuptoja se çfarë donte të më thoshte. Pak minuta më vonë, kur edhe shiu filloi të ndalej, ajo doli jashtë me çelësa duke i sjellë rreth gishtit. Iu afrua një veture të bukur, hapi derën dhe u fut në të. Unë e vëzhgoja edhe më tej, por ajo nuk e kishte më pozicionin të më shikonte. Fillova ta harroj, duke menduar se ai veprim i saj që bëri përmes xhamit të lagur, kishte qenë një provokim, si dënim për mua që e shikoja si huti. Ndonëse prisja që të nisej, ajo nuk lëvizte nga vendi. Qëndronte në makinë, sikur priste dikë. Më vonë ma rroki se ndoshta isha unë ai që ajo priste. Me nxitim vesha një këmishë me krahë të shkurtër dhe dola jashtë. Iu afrova makinës, paksa me frikë se po më del dardhë me bisht kjo punë. Por, ajo ishte e shkathët. E hapi derën dhe më ftoi me shikim që të futesha brenda. E ndezi motorin dhe me nxitim u nis nga vendi, pa u përshëndetur fare me mua. Mbeta i shtangur... Athua çka do më ndodhte... Mos vallë kam rënë në ndonjë kurth... Mos vallë ashtu e kështu. Pas disa minutash, u gjendem në një park të braktisur, jashtë qytetit. Ajo filloi të shikonte atë pamje madhështore përtej xhamave të makinës, ndërkohë që fshirëset e xhamave filluan të bëheshin të bezdisshme paksa. Shiu vazhdonte te binte, por me një intensitet paksa më të shtuar. Ishte një reshje e çrregulluar. Nuk merrej vesh kur po ndalej e kur po bie shi. Ajo doli nga makina dhe u ulë në një stol të improvizuar nga dikush, sepse ai park nuk i ngjante atij që dikush nga shteti përkujdesej për të. Asnjë njeri anash në ato çaste. I kishte dëbuar shiu i verës, i cili mua më pëlqen shumë.
- Këtu vij shpesh... Sa herë ndihem e zbrazur apo e trishtuar nga jeta – ishin këto fjalët e para që mi drejtoi mua.
- Unë nuk po e shoh se ju jeni në këtë gjendje! Makina luks, apartamenti i shtrenjtë, e bukur si hana, e pashme dhe e lezetshme dukesh. Pse nuk je e kënaqur? – e pyeta.
- Hahahahaha... Ti mendon se këto e bëjnë një femër të lumtur? – ma ktheu femra që ende nuk e dija se kush dreqin është
- Do flasim edhe për këtë, por eja të ikim nga shiu, sepse u bëmë qull – i propozova. Por, ajo në vend se të më dëgjonte, ma shtriu dorën dhe më tërhiqte edhe më larg makinës.
- E dua shiun... Më pëlqen kur jam e lagur deri në palcë, sepse kështu mund të mi lajë lotët, nëse qaj për këtë botë të brishtë – më tha, gjithnjë duke u larguar nga makina dhe duke u futur në një pjesë me drunj.
Shiu binte pa pushim, pa pyetur nëse ne po lageshim e po tkurreshim nën gjëmimet e ndonjë rrufeje. Lotët tashmë ia vërejta në sy, të cilat i qen bërë një me shiun. Ajo dukej se po përkujtonte ndonjë nga skenat e kaluara të saj. Iu afruam një pellgu pranë detit, i cili ishte bërë i erret dhe kishte një pamje të frikshme. Ajo afrohej gjithnjë e më tepër, duke iu lutur atij me një zë të trishtuar "Më merr me vete, në thellësinë tënde të pafund". Filloi t’i shpaloste kujtimet dhe bisedat që kishte bërë me dikë. Tek-tuk i dilte ndonjë buzëqeshje e tharë në buzët e mavijosura. Ma lëshoi dorën dhe papritur filloi të vraponte dhe, duke qeshur në mënyrë artificiale, kthente kokën nga unë. Si dukej, imagjinonte mikun e saj, i cili do ta ketë ndjekur nga pas. Ashtu i hutuar, fillova t’ia imagjinoja ato skena. Nisa të vrapoj pas saj, por isha shumë më i shpejtë se ajo. E rroka për beli e ngrita në ajër, duke e puthur në faqe. Të dy qeshëm si fëmijë, nën rrebeshet e shiut.
- Tani të kuptoj, sepse edhe unë kam hallin e njëjtë... Por, mos u dorëzo se nuk lidhet bota vetëm për një person – i thash.
- Vërtetë! Je vetëm këtu? – më pyeti.
- Po, kam pesë ditë që pres dikë, por nuk e takova dot. U bë mirë që të takova ty – ia ktheva.
Ajo qeshi dhe mu hodh në përqafim, duke më puthur në qafë. Ndonjëra nga puthjet mi përkëdhelte skajet e buzëve. Më ngjalli epsh si kurrë më parë. E shtrëngova për beli dhe fillova disi ta dua. Ishim bërë si dy zogj të braktisur dhe të humbur në pyll.
- Sa budallenj... jemi vetëm dhe paguajmë dy apartamente – me tha, pasi mu varë në qafë, ndërkohë që këmbët mi kishte lidhur për trupi.
E nuhata eksitimin e saj, i cili më bëri që t’i harroj të gjitha mendimet dhe të filloj aksionin. Ishte hera e parë që unë nën qiell të hapur dhe nën shiun e verës kisha në përqafim një femër, të cilën do ta dëshironte çdo mashkull.
Spontanisht, duke u puthur, gjetëm një vend të përshtatshëm, ku u shtrimë mbi barë, pa i ndërprerë puthjet.
- Ohhhh fati im, sa i ëmbël që më je. Më bëj të pendohem për fjalët që ia thash detit – fliste pa kontroll femra, të cilën ende nuk e njihja.
- Ti meriton shumë zemër... Ti je engjëll që nuk do të harroj tërë jetën – i thash, ndërkohë që veprimet për t’ia mbështetur nuk i ndalja.
Pas pak u gjendëm lakuriq mbi ato pak lecka që kishim në trup. Iu futa midis këmbëve dhe fillova të depërtoj ngadalë, ndërkohë që ajo nisi t’i dridhte vithet sikur mezi priste ta gëlltisë deri në fund karin e kapluar nga një temperaturë e lartë. Isha i eksituar tej mase që po përjetoja për herë të parë seks në natyrë dhe në shi.
- Ahhhhh shpirt... ti po ma mbushke këtë zbrazëtirë që po e ndjej kaq kohë – ulërinte ajo, kur iu zhyta deri në fund, në brendi të pidhit magjik që kishte. Them magjik, sepse i ngjasonte një pidhi vajzushe, e cila kurrë se ka ngrënë një hu të vërtetë, por që është argëtuar vetëm me adoleshentë, sa për ta hequr atë membranë të mallkuar të vajzërisë.
- Ohhhhh sa shumë po ma shtrëngon... E paske pidhin si të një çupeje të vogël engjëll... Ohhhhhh sa e nxehtë qenke – i flisja, por që asnjë gjë nuk e gënjeja sepse ishte vërtetë e tillë. Kishte trupin e lëmuar si peshk, gjinjtë e fryrë e të fortë me një madhësi mesatare.
- Më shpejtë... më shpejtë zemër... Ohhhhh... të dua shumë... me qijë fortë – filloi të bërtasë kjo hyjni, si duket, e eksituar nga komplimentet që ia dhashë paraprakisht. Trupin nisi ta përdredhë si ngjalë, ndërkohë që në karin tim i ndjeva shtangimit e saj, e që mjaftuan të më eksitojnë deri në maksimum, kur edhe vullkani im filloi të shpërthejë.
- Ahhhhhh... do të eksplodoj zemër... prite një llavë të madhe... ka kohë që akumulohet në mua... Ohhhhhh... – bërtisja, sa nga lezeti, po aq edhe të kuptoj nga ajo se çfarë duhet të bëj. Dëshira ime ishte që ta mbushja, sepse për mua kiamet është kur më duhet ta nxjerr nga parajsa, në çastin më të mirë.
- Më mbushë fortë... ma shuaj zjarrin... Oooooooohhhhh, shpëtimtari im i dashur... më shpejtë, më shpejtë... fortë, fortë... – ishin fjalët e fundit që lëshonte pa kontroll bushtra, përderisa dridhej e përdridhej, derisa po përjetonte orgazmën. Ishte specialiste e punës së vet dhe dinte për mrekulli ta thithë nektarin, derisa unë e pompoja dhe e mbushja me llavën që kisha akumuluar disa ditë.
U shtrimë për një çast, pa bërë zë dhe pa komentuar asnjë veprim. Shiu tashmë kishte pushuar për një çast, por ne ishim të lagur qull. As që e kishim vërejtur se po binte shi. Ndjenjat ishin të pa përshkruara, larg nga ato që përjetohen nën dush të banjës.
- Ishe i shkëlqyeshëm – me tha ajo, disi për ta prishur heshtjen që mbretëronte mes nesh.
- Për ty as që mund të flasë, sepse kurrë më parë nuk kam pasur një femër të ngjashme – ia ktheva edhe unë komplimentet. Ngadalë kemi veshur ato lecka të lagura dhe të zhyllosura dhe jemi nisur drejtë makinës së saj. Për çudi, ajo kishte harruar ta kyçte, por që asgjë nuk mungonte në të. Ndihesha paksa i turpëruar kur pas shiut kishin filluar lëvizjet e njerëzve, të cilët na shikonin me habi.
- Mos e vrajë mendjen shpirt, vetëm se mund të na kenë lakmi, asgjë më shumë – me tha ajo femër që se njisha ende. Megjithatë, si banor i zonës rurale, ndihesha paksa i turpëruar. Ikëm me vrap nga aty, por nuk u ndalem tek hotelet. Ajo ia shkeli në drejtim të Beratit.
- Ku po shkojmë? – e pyeta
- Kot fare... Po e bëjmë një gjiro, sepse edhe pak bëhet terri e më lehtë futemi brenda. Megjithatë, nuk bën të pëllasim se jemi qirë në natyrë – ma ktheu.
Përderisa shëtisnim me veturë, mua mu kujtua se duhet ta njoh atë femër. Nuk dija se nga t’ia filloj muhabetit, por e ndjeja se duhej ta bëj këtë.
- Më duket se është çasti i përshtatshëm për tu prezantuar!? – i thash, me një buzëqeshje, sikur të ndjeja unë fajin që se kemi bërë këtë më herët.
- Ke të drejtë, bile jemi vonuar ta bëjmë këtë. Unë jam Arta... vij nga një qytezë e Skraparit, por që më shumë jetoj në Berat, sepse aty kam të dashurin, me të cilin planifikojmë të martohemi, por që ai po më jep shenja të këqija kohët e fundit. Është bërë çapkën! – më tha, duke më shikuar në sy, sikur priste t’i prezantohem edhe unë.
- Unë jam Besimi... vij nga Prizreni. Njëjtë sikur ti, kisha edhe unë hallin... E kishim lënë një takim me femrën time këtu, por ja që nuk erdhi plotë pesë ditë. Megjithatë, u bë mirë ë? Kam nostalgji për femrat e Shqipërisë, sepse jeni më të shijshme kur flisni – i thash.
- Vetëm për kaq na do? – pyeti me kureshtje.
- Natyrisht se keni edhe shumëçka tjetër... Ti ishe ajo që para pak çastesh më bëre të harroj gjithçka, bile edhe femrën që prisja.
Pasi u njohëm paksa, ajo e ktheu veturën në drejtim të Durrësit, sepse nuk e arriti qëllimin për çka edhe bëmë gjiro gati deri në Berat. Sigurisht kishte qëllimin ta takonte diku fshehurazi të dashurin e saj. Kur arritëm afër hoteleve tona në Durrës, ajo parkoi me një qoshe veturën dhe paksa, si duke u përvjedhur, ia mësymë hotelit.
- Ti do vish tek unë... pastaj shkon në hotelin tënd. Kush po të pret atje – më tha me vendosmëri. Nuk e kundërshtova fare. U ngjitem në katin e pestë dhe pas pak u gjendem në apartamentin e saj. O zot, sa ishte më i mirë se apartamenti im! Dukej qartë se ajo nuk e kishte problem paranë, por jetën.
- Ja, kjo është shtëpia ime e përkohshme. Ika në banjë... do vish edhe ti? – me tha, duke më shikuar me sytë magjepsës që kishte, e që më gëlltiste zemrën.
- Si të dëshirosh... unë jam mysafiri yt dhe më pëlqen të jem i dëgjueshëm – ia ktheva. Ajo më rrëmbeu për dore dhe sikur me vrap u futëm në banjë. Si nikoqire që ishte, njëherë mi hoqi rrobat e mia, pastaj i hoqi edhe të vetat. Nuk di a do përjetoj edhe njëherë atë skenë që ma trondiste trurin. Në banjë dukej tamam si femrat që shikoja nëpër revistat erotike, apo në internet. Ishte shtathedhur, këmbë të formuara për mrekulli, ndërkohë që vithet lënin për të dëshiruar.
Pasi e rregulloi ujin, filloi loja me dush. Më spërkaste nëpër fytyrë e më pas ma sulmonte karin, i cili ishte bërë si dru, pasi shikoi atë trup të formuar në mënyrë artistike. Ma mbuloi tërë trupin me shkumë, por që më së shumti ma fërkonte karin dhe koçet. Unë e bëja të njëjtën, edhe pse kisha disa pjesë që dëshiroja ti fërkoj përnjëherë. Gjokset, vithet, këmbët, meskëmbëshin... Kudo dëshiroja ta fërkoja, por që nuk arrija dot.
- Qetësohu... Njëherë unë të fërkoj ty, e pastaj ti mua. Mos ki dert se tërë natën jam e jotja – më tha.
- Është kënaqësia ime të të kem pranë, ama s’mund të shoh këtë engjëll e mos ta prek – ia ktheva me modesti. Ajo qeshi dhe më puthi fortë në buzë. Mjaftoi kjo që të harronim shkumën. Nisem të shtrëngoheshim, të fërkoheshim trup në trup, ndërsa kari im ia fërkonte bregun e fryrë, për të depërtuar edhe tek klitorisi.
Ajo ishte e padurueshme në ato skena. Mori një pozicion më të përshtatshëm, sa që pa vështirësi kari depërtoi në pidhin e saj të lezetshëm. Filloi të përdridhej për mrekulli, sa që unë mezi qëndroja në vaskë, edhe pse ajo ishte e përshtatshme për një veprim të tillë.
- Ohhhh sa i shijshëm që je zemër... Sa mirë ia din rendin kësaj pune. Më përshtatesh, por edhe ky zotëria yt po i përshtatet zonjushës sime – fliste ajo gjëra që më joshnin edhe më shumë. Nuk isha mësuar të dëgjoj fjalë seksi nga një femër e Shqipërisë. Fjalë këto që më ngjasonin me ato që lexoja në përkthimet e filmave francez. Nuk gjeja fjalë në ato çaste, përderisa e trajtoja sikur luani i uritur. Kisha ndjenjën se për herë të parë isha me femër. Vërtetë ajo ishte tregim në vete.
Jemi qirë me afsh në vaskë, përderisa nuk kemi arritur orgazmën e dytë. Pasi kemi shpërlarë trupat edhe njëherë, jemi drejtuar shtratit komod dhe të shtrenjtë. Aty kemi biseduar gjerë e gjatë për çdo imtësi. Nga fjalët e saj mësova se në jetë i kishte shijuar të gjitha kënaqësitë, por që rehatinë shpirtërore ende nuk e kishte gjetur. Ndonëse nuk me sqaronte arsyet e dështimeve të saj që të rehatohej, la të kuptohej se asnjë mashkull nuk ia ka ditur vlerën deri më tash.
- Të tillë janë meshkujt... Gjithnjë të dëshirojnë si trup, si mjet argëtimi, por si qenie kurrë. Ndoshta faji është tek ne, por nuk besoj të jemi aq të mallkuara – më tha pasi shpalosi pjesën më të dhimbshme të historisë së saj.
- Jo, asnjëra nuk është e vërtetë nga ato që thua. Ju vuani sepse e mbivlerësoni vetveten. Deri më sot, asnjëra nga femrat nuk ka ditur ta kultivoj dashurinë e sinqertë që ia kam dhuruar. Si duket, ju ngopeni shpejtë me dashurinë që buron nga i njëjti burim. Ju kërkoni gjithmonë burime të tjera... Ndoshta ky është mallkimi – i thash, duke mbrojtur gjininë mashkullore.
Derisa kemi biseduar tema serioze, atë e kishte zënë gjumi. Unë edhe ca kohë kam hulumtuar nëpër çdo qoshe të apartamentit të saj, jo pse jam i pasjellshëm, por dëshiroja ta njoh më shumë. Në një foto-album gjeta fotografi të saj me meshkuj të ndryshëm, në qytete e shtete të ndryshme. E kuptova se ka një histori të pasur dhe se jetën e ka shijuar më shumë se ç’do të dëshironte një moshatare e saj.
Jam kthyer në shtrat, duke e shikuar se si merrte frymë, ndërkohë që fillova të kuptoj se po e dashuroj. Gjumi më kishte kapluar, duke menduar se ku jam, me kënd jam në shtrat dhe çfarë do më sillte e nesërmja.
Në mëngjes jam zgjuar para saj dhe sërish sillesha nëpër apartament. Për një çast iu afrova xhamit, nga i cili për herë të parë e njoha këtë femër magjike. Sytë më shkuan në dritaren time, por që nuk shihja njëri. Sigurisht, unë isha mysafir tek Arta.
Ia lëshova sytë asaj... qëndronte e shtrirë, sikur ta kishte lodhur ndonjë sëmundje e rëndë. Ora kishte vajtur dhjetë, por që nuk doja të dilja nga aty, edhe pse plazhi ftonte me të madhe njerëzit që të zhyteshin në ujin e kthjellët, nën qiellin, tashmë të kthjellët, ku rrezet e diellit ledhatonin valët e detit.Një zile telefoni e zgjoi Artën nga gjumi. Ishte miku i saj, i cili i tha para meje “mirëmëngjesi zemër” edhe pse unë isha më afër saj. Ai, me gjasë e kishte xigëluar me fjalë, por Arta e ngacmonte me fjalë provokuese "Tani është drekë, nuk është mëngjes". Më pas dëgjoheshin zënka gazmore mes tyre, deri tek qeshjet. Ajo i kërkoi të dilte me të diku. U vesh me shpejtësi me rroba provokuese. Pasi më dha një puthje të vakët, më sqaroi se ishte po ai djaloshi që pretendonte të martohej me të dhe se i duhej të dilte menjëherë. Nuk bëra zë, edhe pse nuk më konvenonte ndarja e menjëhershme nga ajo, pa bërë edhe një romancë, për të cilën prisja derisa të zgjohej. Nga larg u dëgjua zhurma e një motoçiklete megalomane. Ne dolëm bashkë nga apartamenti i Artës, ndonëse ndarazi njëri me tjetrin. Unë mora një pozicion të përshtatshëm për ta vëzhguar atë femër, në të cilën fillova të dashurohesha. Arta kërceu pas shpinës së një djaloshi të veshur me të zeza nga lëkura, ndërkohë që në qafën e tij vërehej një qafore e trashë nga ari. Ajo u ngjit për shpinën e tij, shtrëngoi trupin e gjerë dhe të fuqishëm të atij djali, i cili si me nguti ia shkeli makinës me dy rrota.
- Mmmmm... mallkimin e sjellin vetë femrat – mendoja me vete, edhe pse ndihesha i kënaqur me aventurën që përjetova me Artën.
Ndonëse kam ndenjur edhe disa ditë në atë hotel, Artën më kurrë nuk e pashë. Më vonë e kam kuptuar se kisha luajtur me zjarr, edhe pse nuk pendohesha. Po ta shihja edhe njëherë Artën, do e përsërisja sjelljen time, edhe sikur ta dija paraprakisht se kush është dhe me kënd ka punë.

“Mollë e ndaluar” – Nr. 69

No comments: